Le të fillojm me disa statistika. LinkedIn përdoret nga mbi 30 milion kompani. Kjo platform ka më shumë se 690 milion anëtarë. Bizneset e ndryshme, regjistrohen në këtë platform jo vetëm për të gjetur punëtorë për kompaninë e tyre, por edhe për tu shoqëruar, dhe për të rritur shitjet e tyre. Më poshtë janë disa nga benefitet e LinkedIn.

LinkedIn ofron opsione marketingu për të gjitha llojet e bizneseve, nga bizneset e vogla tek kompanitë e mëdham B2B dhe B2C. Në vijim janë disa këshilla si mund ta përdorni këtë platform për biznesin tuaj dhe cilat janë Benefitet e Linkedin. Kliko këtu për të mësuar më shumë për marketingun online.

Përdorni LinkedIn si platformë për Network

Funksioni kryesor i LinkedIn është që të zgjeroni networkun tuaj dhe të lidheni me shumë sipërmarrës apo punëtorë të tjerë. Për të përdorur mundësinë e lidhjes me të tjerët në menyren e duhur ju duhet ti bëni 3 gjëra. Bashkohu me njerëz, Krijoni një profil profesional, dhe bashkëveproni me të tjerët. Lidhuni me shokë dhe kolegë që tashmë i njihni por gjithashtu filloni të shoqëroheni edhe me profesionistë të tjerë nga kompani të ndryshme. Filloni të lidheni me njerëz që e bëjnë punën e njetë me ju apo që bëjnë punën që ju ëndërroni.

Benefitet e LinkedIn

Krijoni Faqen e biznesit tuaj

Edhe nëse biznesi juaj është i vogël ju duhet ta keni një faqe në LinkedIn, dhe ta plotësoni profilin me informatat kryesore të biznesit tuaj. Faqet e kompanisë dalin më lartë në rezultatet e kërkimit dhe ju duhet ta shfrytëzoni këtë mundësi. Pasi që njerëzit mund të gjejnë informatat kryesorepër biznesin tuaj, më lehtë. Gjithashtu LinkedIn ofron shumë analiza të postimeve tuaja, kështu që mund ti kuptoni më mirë konsumatorët tuaj.

Benefitet e LinkedIn

Shoqërohuni më shumë dhe gjeni konsumatorë potencial

Në LinkedIn askush nuk dëshironi të dëgjoj nxitje për blerje. Por gjithkush dëshiron të krijoi lidhje, dhe kjo mund të dërgoj në shitje. Shumë biznese të vogla përdorin LinkedIn për të gjetur më shumë konsumatorë potencial. Ju mund ta gjeni një blerës potencial dhe të filloni bashkëbisedimin me ta në mënyre shqërore duke i ndarë interesat. Pastaj mund ti tregoni se si kompania juaj mund ti ndihmoj ata apo biznesin e tyre. Kjo quhet Social Selling dhe sipas LinkedIn po funksionon mirë.

Dërgo vizitorë në Uebfaqen tuaj

Si çdo platformë tjetër sociale edhe LinkedIn mund ta përdorni për të dërguar më shumë vizitorë në uebfaqen tuaj.
Marketingu i synuar në LinkedIn është shumë efektiv sidomos për kompanitë B2B.

Konkluzion

LinkedIn është një nga platformat më të mira për bizneset e vogla dhe të mëdha. Nëse e përdorni në mënyren e duhur ju mund të gjeni më shumë konsumatorë të interesuar për biznesin tuaj. Ne mund të ju ndihmojmë me menaxhimin profesional të platformës së LinkedIn si dhe platformave të tjera sociale. Vizitoni uebfaqen tonë dhe shikoni ofertat tona për më shumë.

Leave a comment