Keni vendosur që të filloni me reklamimin e produktit apo shërbimit tuaj online, por nuk dini në cilënplatformë të fokusoheni – Facebook apo Instagram? Këto dy platforma kanë përdoruesit e tyre të përbashkët por demografikat dhe specifikat tjera janë të ndryshme.

Facebook dhe Instagram kanë përparësite e tyre nëse e shpërndani reklamën në njëren apo në të dyja platformat. Por, e njëjta reklamë e ekzekutuar në të dy platformat nuk do të sjell rezulatatet e njejta. Pasi që Facebook e zotëron Istagram-in ju do të gjeni disa ngjashmëri dhe shumë benefite në këto platforma.

Krahasimii këtyre platformave nuk është i lehtë. Facebook dhe Instagram janë dy rrjete soiale të ndryshme me që ofrojnë eksperienca të ndryshme për përdoruesin. Kryefaqja e Facebook ka shumë reklama, postime me linqe, foto , video, video live, etj. Përderisa në Instagram ju do të shihni vetëm foto dhe video, bashkë me disa reklama me një link. Në vijim kemi bërë një krahasim të këtyre platformave.

Facebook apo Instagram

Menaxhimi i reklamave

Ju mund ti menaxhoni reklamat e facebook apo të Instagram në menaxherin e reklamave në Facebook. Kjo e bënë më të lehtë për marketeret që të menaxhojnë dhe zgjedhin shumë audienca dhe opsione për reklama. Ju do ti gjeni të, gjitha rezultatet dhe mund të bëni çfarëd ndryshimi në ë njëjtin vend (Facebook ads manager).

Në Facebook, menaxheri i kampanjave ka shumë opsione për objektivat e reklamave, ad sete, dhe ads. Ju keni shumë kombinime që mund ti testoni dhe shumë forma për ti rishikuar reklamat tuaja.

Facebook apo Instagram

Në Instagram, menaxheri i reklamave është i dizajnuar në mënyren më të thjeshtë. Në vetëm pak hapa ju mund ta vendosni reklamën tuaj me një postim apo storje që keni shpërndarë më herët. Nëse nuk dëshironi të analizoni sasi të mëdha të të dhënave dhe ta keni një paqyrim të të dhënave kryesore, kjo është platforma e duhur për ju.

Dallimet e audiencës

Një faktor i rëndësishëm që duhet ta konsideroni kur zgjedhni platformën për reklamim, janë demografikat dhe audienca. Çka nënkuptonë me demografik? Demografiku i një netëorku i referohet të gjithë bazës së përdoruesve të saj në mesin e miliarda llogarive.

Nëse dëshironi që të gjeni ndjekës të rinjë apo blerës të rinjë, ju duhet ti shikoni demografikat e asaj platforme dhe të siguroheni se audienca që synoni është aty.

Facebook ka audiencën më të gjërë dhe shumica e brendevedo të gjejnë një pjesë të audiencës së tyre në Facebook. Instagram në anën tjetër ka një audiencë më të re në moshë.

Facebook apo Instagram

Pasi definoni audiencën tuaj ju mund duhet të përdorni analizat që këto platforma ofrojnë për të parë nëse audienca që synnoni është aty. Për Facebook, ju mund të përdrni Facebook insights kurse për Instagram mund të përdorni Insights në aplikacion.

Facebook apo Instagram

Çfarë përmbajtje jeni duke shpërndarë?

Instagram dhe Facebook kanë shumë dallime sa i përket llojit të përmbajtjeve që shpërndahen. Në Facebook ju mund të shpërndani me lloje të ndryshme të përmbajtjeve si:

  • Carousel: foto apo video që mundë të zvarriten
  • Single media: vetëm një foto, video, apo slideshoë të fotove.
  • Postim ekzistues: inqe që i keni shpërndarë më herët.
Facebook apo Instagram

Instagram i ka këto opsione por ju nuk mund të vedosni linqe në përshkrim të fotos apo videos. Në vend të kësaj u mund të përdorni butona për thirrje-për-veprim për të vendosur link.

Në Çfarë industrie është biznesi juaj

Një faktorë tjetër i rëndësishëm është se në çfarë industrie është biznesi juaj. Për shembull, industritë që kanë më shumë elemente vizuale si ushqimi, veshjet, aksesorët, etj funksionojnë më mirë në Instagram.Por nëse keni llogari në të dy platformat shikoni analizat, dhe shkoni aty ku merrni rezultate më të mira.

Konkluzion

A jeni të kënaqur me strategjinë tuaj të menaxhimit të rrjeteve sociale? Ne mund të ju ndihmojmë që të rrisni prezencën në rrjete sociale, duke ju menaxhuar rrjetet sociale në mënyre profesionale. Me përmbajtje me kualitet të lartë, ju do të merrni më shumë ndjekës, dhe kështu më shumë shitje. Vizitoni uebfaqen tonë për më shumë.

Leave a comment