TikTok është platforma më e re dhe më atraktive për momentin. Nëse e përdorni mirë këtë plaformë ju mund ta prezantoni biznesin apo produktin tuaj në mesin e një audience të madhe. Sipas disa statistikave TikTok ka mbi 500 milion përdorues në gjithë botën dhe ka qenë aplikacioni më i download-uar (shkarkuar) në fillim të 2018. Mirëpo a është kjo platformë e përshtatshme për çdo biznes? Në vijim kemi përmendur disa karakteristika të kësaj platforme dhe si duhet të filloni ta përdorni.

Gjithashtu lexoni: A duhet të Bëni Marketing në Snapchat?

Mësoni platformen

Para se të filloni me TikTok ju duhet të mësoni si funksionon platforma dhe cilat përmbaitje marrin më shumë shikime. Ju duhet të dini çfarë të bëni dhe çfarë përmbaitje të shpërndani në TikTok. Në këtë mënyre ju nuk do të neglizhoheni nga TikTok dhe do të vazhdoni të merrni shikime.
TikTok është gjithçka rreth videove argetuese, dhe tërheqëse. Për të parë më mirë çfarë përmabjtje funksionojnë në TikTok shikoni videot në trend dhe do të gjeni shumë video me vallëzime me këngë të famshme.

Demografiku në TikTok

Ky aplikacion nuk është vend për shitje në mënyre serioze. TikTok përdoret kryesisht nga të rinjtë në moshat ndërmjet 16-24. Kështu që ju duhet të lidheni me ta në mënyre kreative nëse dëshironi të keni sukses në platformë.

Krijoni përmbaitje argëtuese

Pasi që keni mësuar se si funksionon platforma dhe çfarë përmbaitje marrin më shumë shikime është koha që të krijoni profilin tuaj. Mënyra më e lehtë dhe me më pak shpenzime për të reklamuar biznesin tuaj është ndërmjet përmbaitjeve tuaja personale. Një nga benefitet e TikTok është që nuk keni nevojë të krijoni përmbajtje me shumë kualitet. Këto përmbajtje mund ti krijoni lehtësisht me telefonin tuaj. Por asnjëherë mos delni nga fusha e biznesit tuaj. Gjithmonë provoni ti shpërndani produktet e biznesit tuaj apo prapaskenat në një mënyre argëtuese.

Bashkëpunoni me Influencer të TikTok

TikTok ende nuk ka shumë njerëz me shumë ndjekës në Kosovë mirëpo ky numër do të rritet shumë shpejt. Prandaj ju mund të punoni me ta për ta zgjeruar bazën e konsumatorëve tuaj në këtë platform. Gjenerata e kësaj moshe (10-24) tërheqen shumë nga marketingu me anë të personave me shumë ndjekës (influencer marketing)

Përdorni Reklamimin në TikTok

Pas një kohe të gjatë, TikTok tani ofron mundësin e reklamimit në platformën e tyre. TikTok ofron 4 tipe të ndryshme të reklamave si:

  • Përmbajtet në Feed: Ky lloj i reklamave është i ngjashëm me reklamat në Story në Instagram apo Snapchat dhe mbështet shumë karakteristika si klikime në uebfaqe apo instalime të aplikacioneve.
  • Brand Takeover: I mundëson një marke për të marrë përsipër aplikacionin për një ditë dhe ju lejon të krijoni foto, GIF, apo video. Ose mund të vendosni linke për uebfaqe apo sfida me hashtag brenda aplikacionit.
  • Hashtag Takeover: Kjo mënyre është më e popullarizuara. Ju krijoni një Hashtag dhe një qëllim apo një shpërblim për pjesmarrësit. Për shembull ju mund të ftoni përdoruesit që të bëjnë video me këngën tuaj, apo me ndonjë produkt tuaj dhe të përdorin hashtagun tuaj. Në këtë mënyre do të arrini shumë njerëz.
  • Brand Lenses: Këto janë të ngjashme sikur efektet 2D apo 3D në Snapchat apo Instagram.

Konkluzion

Ju duket shumë e komplikuar? Nuk keni nevojë të bëni gjithë këtë punë vetëm. Vizito webfaqen tonë dhe shiko ofertat tona për menaxhim profesional të rrjeteve sociale. Përdor marketingun digjital për biznesin tuaj dhe zgjero bazën e konsumatorëve tuaj.

Leave a comment