Të kuptoni se si duhet përdorur Reklamat në Facbook është bërë shumë e rëndësishme për çfarëdo strategjie që përdorni në rrjete sociale për biznesin tuaj. Pasi që shumë njerëz paguajnë për të dalë para përdoruesve të Facebook, është bërë e vështirë që kjo të bëhet pa reklamuar. Reklamimi me pagesë në Facebook është një nga mënyrat më të shpejta për të ndikuar në arritjen e përmbajtjeve tuaja. Në vijim kemi përmendur disa keshilla per reklamim ne Facebook. Kliko këtu për të parë benefitet e reklamimit në Facebook.

Ka pasur disa mendime se përdorimi i Facebook është duke rënë por statistikat thonë ndryshe, dhe numrat nuk gënjejnë. 70% e përdoruesve të Facebook në SHBA hyjnë në Facebook në bazë ditore. Përderisa kjo përqindje në Instagram është 59%, dhe për Twitter 27%. Kështu që reklamat në Facebook janë ende efektive, dhe biznesi juaj është duke humbur shumë nëse nuk i përdor. Më poshtë lexoni përmbledhje të disa keshilla per Reklamim ne Facebook.

Keshilla per reklamimi ne facebook

Ritargetimi është një opsion i përkryer

Kampanjat e ritargetimit kane përqindje shumë më të lartë konvertimi dhe kushtojnë më pak. Si funksiononë ritargetimi? Ju mund të targetoni me reklamë në Facebook njerëzit që kanë vizituar webfaqen tuaj nga reklama juaj e kaluar. Pra këta njerëz janë më shumë të familjarizuar me biznesin tuaj. Pasi që kjo nuk është hera e parë që ata shohin biznesin tuaj ka më shumë mundësi që të klikojnë në reklamë.

Keshilla per reklamimi ne facebook

Krijoni kopje të ndryshme

Një ndryshim në tekstin e reklamës mund të ndikojë shumë në rezultate. Ndonjëhere ju mund të mos jeni të sigurtë se çfarë mund të funksionojë më mirë për biznesin tuaj. Prandaj testimi i kopjeve të ndryshme do të ju ndihmoj ta vëreni se çka funksionon më mirë. Provoni tituj të ndryshëm apo thirrje për veprim të ndryshme dhe shihni cila funksionon më mirë.

Konsideroni vendosjet e reklamës

Facebook ju rekomandon që të përdorni vendosjen automatike por kjo mund të kushtojë më shumë dhe nuk është e sigurtë nëse do të funksionojë mirë. Prandaj ju duhet ti zgjedhni vendosjet me kujdes. Për shembull përdoruesit në telefon ka më shumë mundësi të komentojnë në reklamë se sa të klikojnë për të dalë në webfaqe. Reklamimi në Instagram është më i shtrenjtë se në Facebook por gjithashtu ka më shumë angazhim në postime. Reklamat në faqen kryesore perfomojnë më mirë se sa ato në pjesën e djathtë

Keshilla per reklamimi ne facebook

Fokusohuni në përmbajtjet për telefon

Përdorimi i telefonëve për të hyre në rrjete sociale vazhdimisht po rritet. Prandaj më shumë njerëz do të shohin reklamën tuaj në telefon. Përmbajtjet që janë krijuar për desktop nuk do të duken mirë në telefon. Përderisa përmbajtjet që kirjohen për telefon nuk duken keq edhe në Desktop.

Njihni audiencën tuaj para se të targetoni

Reklamat në Facebook janë të njohura për opsionin e gjërë të tyre për targetim. Kjo ju mundëson bizneseve të gjejnë audiencën që ju duhet. Për këtë ju duhet ti dini interesat e audiencës që synoni dhe të targetoni bazuar në ato zakone.

Mësoni më shumë për marketingun digjital në këtë artikull.

Konkluzion

Ende nuk jeni të sigurtë si ti përdorni reklamat në Facebook? Ne mund të ju ndihmojmë me këtë. Vizito webfaqen tonë dhe shiko ofertat për sherbimet kualitative që ne ofrojmë.

Leave a comment