Pa marrë parasysh se sa ndryshime bëhen në platformat e reklamave si Facebook, Google, etj, një element qëndron gjithmonë esencial – shënimi i kopjes së duhur. Nuk ka rëndësi se sa shumë shpenzoni në marketingun tuaj, nëse kopja e reklames tuaj nuk është e mirë ju nuk do të merrni rezultatet që dëshironi.

Kur ju jeni duke paguar shuma të mëdha për të marrë klikime, është e rëndësishme që të shkruani një kopje që i bind njerëzit se jeni të besueshëm dhe se mund te blejnë nga ju.

Ka disa ndryshime të vogla që mund të përmirësojnë apo në të kundërtën ta përkeqësojnë kampanjën tuaj. Në vijim kemi përmbledhur disa gjëra që duhet ti keni parasysh kur shkruani kopjen e reklamës tuaj.

Gjithashtu lexoni Artikullin: Këshilla për reklamim në Facebook

kopja e reklames

Çka dëshironi lexuesi?

Askush nuk e klikon një reklamë vetëm se duket e bukur apo argëtuese, ata klikojnë sepse dëshirojnë ta zgjidhin një problem apo të arrijnë diçka. Prandaj një strategji e mirë është që të pasqyroni qëllimin e përdoruesit në kopjen tuaj.
Kur ju jeni duke shkruar një kopje mendoni për përdoruesit dhe çfarë dëshirojnë të arrijnë ata. Pastaj filloni të shkruani një kopje që tërheq dëshiren e tyre. Kopja e reklames duhet të reflektojë atë që lexuesi dëshiron të arrijë.

Përfshini numra në titullin tuaj

Reklamuesit do të shkruajnë çdo gjë për të nxitur lexuesit që të klikojnë në kopje. Por ajo që ata duhet të bëjnë është ta bëjnë kopjen lehtë të kuptueshme dhe të hyjnë në temë shpejtë. Një mënyre shumë e mirë për të hyr në temë dhe për të marrë vëmendjen më lehtë është duke përdorur numra në titull.
Sidoqoftë ju duhet të përdorni numrat me kujdes pasi që mund të ngjallë më shumë pyetje për lexuesin. Kështu që sigurohuni se kopja e reklames tuaj është lehtë e kuptueshme.

kopja e reklames

Definoni qartë kush, çka, kur, ku dhe pse

Kopja e reklamës tuaj jo vetëm që duhet të përfshijë një thirrje-për-veprim por edhe ti përgjigjet pyetjeve si kush, çka, kur, ku dhe pse. Kur ju komunikoni këto informata ju do të siguroheni se lexuesi ka të gjitha informatat që i duhen.
Kontrolloni kopjen e reklamës tuaj, a i përgjigjet këtyre pyetjeve? Nëse jeni duke pasur prolem në shënimin e përgjigjieve, mendoni për nevojat e personave që targetoni.

kopja e reklames

Kontrolloni gjatësine e kopjes tuaj

Në marketing në rrjete sociale ju mund të shënoni kopje të gjata, por kjo nuk do të thotë që ju ta përdorni gjithë hapësiren. Nëse ju mund ta komunikoni thirrjen për veprim nëpërmjet 3-5 fjalëve atëhere veproni ashtu.
Bazuar në tipin e kampanjës tuaj, kopja e shkurtër mund të funksionojë mirë, por është më mirë të testoni mënyra të ndryshme dhe të gjeni cila funksiononë më mirë. Sido që të jetë ju duhet të hyni në temë dhe të përmendni nevojat e lexuesit.

Kombinoni kopjen tuaj me pjesën vizuale

Pyesni vetveten, pse përdoruesi hyn në rrjetet sociale? Njëra ndër arsyet kryesore është që të marrë një pauzë dhe të argëtohet e ato që shohin dhe lexojnë. Prandaj teksti që shënoni dhe përmbajtja që shpërndani duhet të jenë në harmoni me njëra tjetrën. Teksti juaj tregon thirrjen për veprim përderisa fotoja apo videoja e plotëson më shumë.
Sigurohuni se të gjitha komponentet e reklamës tuaj punojnë për të përcjellur mesazhin e duhur tek lexuesi.

Konkluzion

Shumë faktorë ndikojnë në suksesin e një reklame, sot përmendëm njërin nga faktorët kryesor – kopjen e reklamës. Nëse keni nevojë për më shumë ndihmë në menaxhimin e kampanjave të marketingut, vizitoni uebfaqen tonë dhe zgjedhë shërbimin që ju duhet për markting digjital. Kliko këtu për më shumë.

Leave a comment