Hashtags ne Instagram janë një mënyre efektive për të arritur më shumë përdorues që nuk ju ndjekin dhe mund të jenë të interesuar në përmbajtjet tuaja. Postimet me hashtag marrin shumë më shumë angazhim nga përdoruesit se sa ata pa hashtag. Për shembull një postim me një hashtag merr 12.6% më shumë angazhim se sa postimet pa hashtag.

Kështu hashtags ne Instagram kanë shumë efekt në suksesin e postimeve tuaja. Prandaj ja vlen që ti kushtoni vëmendje dhe ti përdorni në mëyren e duhur.

Pyetjet më të shpeshta për hashtag në Instagram janë:

  • Sa hashtag duhet përdorur në një postim?
  • A duhet ti vendosni hashtags në përshkrim apo në komente?
  • Cilët janë hashtags më të popullarizuar?
  • Cilët janë hashtags më të mirë për më shumë angazhim në postime? etj.
hashtags në Instagram

Le ti japim përgjigjie këtyre pyetjeve

Sa hashtag duhet ti përdorni në postime

Instagram ju mundëson juve që ti përdorni deri në 30 hashtag. Me siguri ju mendoni se duhet të përdorni maksimumin e hashtageve që ju lejohet, mirëpo kjo nuk është mënyra e duhur. Kur përdorni hashtags ne Instagram ju duhet të zgjedhni me kujdes që të jenë më efektiv. Sipas rikërkimeve është vërejtur se numri i duhur i hashtageve për një post është 11 # për postim.

Shpenzoni pak kohë duke bërë rikërkime për hashtag në lidhje më fushën e biznesit tuaj, dhe gjej të duhurit.

hashtags ne Instagram

A duhet ti postoni hashtags në përshkrim apo koment

Ju mund ti vendosni hashtags në përshkrim të postimit tuaj apo në komentin e parë të postimit.
Hashtags në përshkrim dhe në komente kanë të njejtin funksion, kështu që është zgjedhja juaj se ku ti postoni. Sido që të jetë, ne ju sugjerojmë që ti vendosni në komentin e parë, pasi që përshkrimi duhet të jetë i pastër.
Përshkrimi në Instagram shkurtohet automatikisht për dy rreshta dhe hashtags nuk duken në fillim përveç nëse përdoruesi klikon “More”.

hashtags ne Instagram

Bëni disa rikërkime për Hashtags ne Instagram

Kur ju përdorni hashtags ne Instagram ju duhet të zgjedhni me kujdes, dhe jo vetëm ta vendosni shenjën # para fjalëve që ju bien në mend. Hashtags ne Instagram do të jenë më efektiv nëse ju bëni disa rikërkime dhe zgjedhni me kujdes.

Si të kërkoni për hashtags?

Përdorni mjete online: Shumë mjete online ju ndihmojnë që të gjeni hashtaget e duhur, si Ingrammer dhe Sistrix dhe më shumë.
Kontrlloni kompetitorët: Kërkoni për kompetitorët tuaj në Instagram dhe shikoni postimet e tyre.Ju mund të gjeni shumë ideja të reja nga hashtags që ata përdorin.

Krijoni hashtagun tuaj të Instagram

Një gjë e mirë rreth hashtageve në Instagram është që ju mund të përdorni çfardo hashtagu. Gjithashtu, ju mund të krijoni hashtagun e brendit tuaj. Krijimi i një hashtagu të brendit tuaj do ti ndihmoj përdoruesit ti gjejnë më lehtë postimet në lidhje me ju dhe pse jo, ta përdorin vetë hashtagun tuaj.

hashtags ne Instagram

Konkluzion

Ju me siguri jeni duke përdorur hashtags në postimet tuaja apo jeni duke i neglizhuar. Sido që të jetë, këto këshilla do të jenë të dobishme për ju që të merrni më shumë angazhim në postimet tuaja.
Keni nevojë për më shumë ndihmë në menaxhimin e strategjisë në Instagram? Ne jemi këtu për ju. Vizito uebfaqen tonë dhe gjej ofertat më të mira për menaxhim të rrjeteve sociale.

Leave a comment