Si, për llogari personale ashtu edhe për llogarinë e biznesit tuaj një numër i madhë i ndjëkësve dhe pelqime ne Instagram, do të ju bënte të dukeni më të besueshëm dhe më profesional. Me një numër të madhë të ndjekësve ju mund të bëni postime të sponsorizuara për biznese të tjera dhe të paguheni.

Disa përdorues me ndikim fitojnë shuma të mëdha për postime. Për këtë Instagram është platformë e preferuar për shumë nga këta përdorues.
Instagram bën vazhdimisht ndryshime në algoritmin e tyre dhe disa nga këto ndryshime e bëjnë më të vështirë për të arritur shumë njerëz me postime. Për këtë shumë brende përdorin mënyra jo të duhura për ta shpejtuar procesin e rritjes së ndjekësve.

Pelqime ne instagram

Si mund të bleni Pelqime ne Instagram

Ju mund të merrni pelqime ne Instagram me dy mëyra jo të rekomanduara:

  • Duke krijuar shumë llogari të rrejshme dhe ti pëlqeni postimet
  • Ose ju mund të bleni një shërbim që ofron akses në Instagram bots që do të ndjekin dhe pëlqejn postimet tuaja.

Kur shumë ndjekës të rrejshëm pa foto në profilin e tyre dhe pa ndonjë ndjekës, angazhohen në postimet tuaja, për Instagram janë një shenjë se ju keni blerë pëlqime.

Disa arsye pse nuk duhet të bleni ndjekës apo pëlqime

Ndjeksit e rrejshëm nuk angazhohen në potimet tuaja dhe nuk do të shkruajnë ndonjë koment të përshtatshëm për postimin tuaj. Shumë nga këto llogari nuk janë të zotëruara nga një person real, por janë llogari bot. Kjo sidomos është e rëndësishme për personat me më shumë ndikim, pasi që bizneset që dëshirojnë të bashkëveprojnë me ta së pari i shikojnë angazhimet në postime.

Blerja e Ndjekësve në Instagram e bën Angazhimin të Duket keq

Nuk është e vështirë ta vëreni se dikush ka blerë ndjekës kur e shihni një llogari me 1 milion ndjekës dhe me vetëm 1,000 pëlqime në postime. Duke i kontrolluar numrat e ndjkësve në krahasim me pëlqime ju mund ta dini nëse dikush blen ndjekës.

Mund të Merrni Komente jo të Përshtatshme

Nëse bleni pelqime për Instagram tuaj, ju mund të merrni disa komente që të shkruara në gjuhë të huaja. Apo, ju mund të merrni komente jo të përshtatshme për postimin tuaj. Për shembull ju mund ta shpërndani një lajmë të keq, dhe të merrni si koment “Postimi bukur”.

Ju do të Merrni Mesazhe Mashtruese

Duke blerë ndjekës, ju jeni duke e hapur llogarinë tuaj tek shumë postime të rrejshme. Këto mesazhe nuk do të vijnë vetëm në Instagram por edhe në email në qoftë se keni ofruar një. Këta mashtrues kanë gjithashtu qasje në ndjekësit tuaj dhe mund të ju dërgojnë mesazhe edhe atyre.

Instagram Mund të i Spastroj Ndjekësit e Rrjeshëm

Instagram dëshironi që anëtarët e tij të kenë një eksperiencë të mirë në aplikacion, kështu që mundohen shumë që të spastrojnë llogarite false. Prandaj ju bleni ndjekës që shumë shpejt mund të fshihen nga Instagram e pastaj të ju ulet numri i ndjekësve.

Pelqime ne Instagram

Konkluzion

A dëshironi ta rrisni prezencën në rrjete sociale? Ne mund të ju ndihmojmë me këtë! Ne ofrojmë shërbime me kualitet të lartë për krijimin e përmbajtjeve profesionale dhe menaxhimin e rrjeteve sociale. Vizitoni uebfaqen tonë dhe shikoni ofertat tna për menaxhim të rrjeteve sociale.

Leave a comment