Shumë biznese ka kohë që kanë filluar ta përdorin reklamimi ne Facebook, si një nga platformat më efektive për reklamim të produkteve apo shërbimeve tuaja. Miliarda njerëz përdorin Facebook-un çdo ditë.

Me anë të të dhënave që facebook ka për përdoruesit e tij, mundëson që me përdorimin e duhur të kësaj platforme ti gjeni konsumatorët ideal për ju.
Nëse biznesi juaj ende nuk ka filluar të përdor reklamimin ne Facebook ju jeni duke humbur shumë mundësi në botën digjitale.

Reklamimi ne Facebook

Këtu kemi përmbledhur vetëm disa nga benefitet e maretingut ne Facebook.

Reklamimi ne Facebook ofron të dhënat që ju duhen

Facebook nuk ka limite kur vjen tek të dhënat e performimit të reklamës tuaj. Asnjëherë nuk keni nevojë të bëni kalkulimet tuaja pasi që Facebook ju ofron gjithçka që ju nevojitet. Gjithçka që ju duhet të bëni është ti analizoni të dhënat dhe të definoni strategjinë tuaj.
Gjithashtu ju jepen informata se sa përdorues keni arritur me postimet tuaja, dhe bashkëveprimet tjera në postime. Mësoni më shumë për marketing në Facebook këtu.

Reklamimi ne Facebook data

Ju mund të Targetoni audinecën që dëshironi

Mundësite e synimit të audiencës me anë të reklamimit ne Facebook janë të mahnitshme. Ju mund të gjeni audiencën që dëshironi në bazë të interesave, zakoneve, moshës, gjinisë, lokacioneve, apo gjuhëve. Madje ju mund të synoni edhe ndjekësit e konkurrentëve tuaj. Facebook ofron mundësi për të synuar konsumatorët tuaj më shumë se çdo platformë tjetër. Në këtë mënyre ju mund ti synoni personat që kanë më shumë mundësi të blejnë nga ju, dhe ti eliminoni ata që nuk kanë interea në produktin tuaj.

Targetimi

Reklamimi ne Facebook ju mundëson ta caktoni objektivën tuaj

Facebook ju mundëson ta përshtatni reklamën në bazë të objektivave tuaja. Ju caktoni qëllimin tuaj para se të filloni me krijimin e reklamës. Në këtë mënyre ju caktoni një objektiv për reklamën varësisht nëse dëshironi më shumë angazhime në postim, klikime në uebfaqe, pëlqime të faqes, ose diçka tjetër.

Facebook ju mundëson të bëni Retarget

Me anë të reklamimi ne Facebook ju mund të dërgoni reklam tek personat që kanë vizituar uebfaqen tuaj apo kanë dëgjuar për brendin tuaj në ndonjë mënyre. Pse është kjo e rëndësishme?
Herën e parë që njerëzit e shikojnë biznesin tuaj në Facebook, mund të mos klikojnë pasi që ata nuk ju njohin juve ende. Por nëse në të ardhmen e shohin prapë reklamën tuaj, ka më shumë mundësi që të klikojnë në reklamën tuaj.

Shumë më e lehtë për të gjetur konsumator të rinjë

Pasi që keni gjetur audiencën që është më e interesuar në produktet apo shërbimet tuaja, është e mundshme që të gjeni persona të ngjashëm në Facebook. Këtë mund ta bëni me anë “Lookalike Audience”. Ky opsion në Facebook ads ju mundëson që të merrni një audiencë (p.sh një list të emailave) në Facebook dhe ta përdorni për të gjetur persona me interesa të ngjashme. Në këtë mënyre ju do të gjeni persona që kanë më shumë mundësi të blejnë nga ju.

Konkluzion

Dëshironi të gjeni konsumatorët tuaj ideal me anë të Reklamimit ne Facebook? Vizitoni webfaqen tonë dhe shikoni ofertat tona për reklamim dhe menaxhim profesionale të Rrjeteve Sociale.

Leave a comment