Si zotërues biznesi ju me siguri nuk keni kohë për të filluar një bloge në webfaqen tuaj ose mendoni se nuk ja vlen. Por sot shpërndarja e blogeve në webfaqe është më e rëndësishme se asnjëherë më parë. Bloget janë një mënyre e përkryer për të rritur arritshmërinë e webfaqes tuaj, të krijoni autoritet, dhe të përmirësoni SEO.

Shumë brende tanimë kanë filluar të postojnë rregullisht për të zgjeruar arritshmërinë e webfaqes së tyre. Marketeret B2B (business to business) që përdorin blog marrin 67% më shumë konsumatorë potencial se sa ata që nuk shpërndajnë blog. Në vijim po përmendim disa benefite të filluarit të shpërndarjes së blogut.

Gjithashtu lexoni: Pse Webfaqja Juaj ka nevojë për SEO

Bloge

Rrisni numrin e vizitorëve në webfaqe

Shpërndarja e blogeve do të ju ndihmojë në përmirësimin e SEO për webfaqen tuaj, e kështu të merrni më shumë vizitorë në webfaqen tuaj. Kur motori i kërkimit i indekson shumë faqe tuaja, e shohin webfaqen tuaj si një resurs të informacioneve për njerëzit. Gjithashtu, ju do të merrni më shumë backlinks (webfaqe tjera që i dërgojnë përdoruesit tek ju). Sipas disa statistikave kompanitë që postojnë bloge marrin 97% më shumë linkime tek webfaqja e tyre se sa të tjerët.

Bloge

Rrisni autoritetin

Shpërndarja e blogeve me informata të rëndësishme i tregon audiencës tuaj se ju jeni një burim i besueshëm. Shkrimi dhe shpërndarja e informatave të rëndësishme do të thotë që ju jeni më shumë sesa një biznes. Kjo tregon se ju kujdeseni për konsumatorët tuaj, dhe se e bëni biznesin tuaj me pasion.

Konvertoni vizitorët në blerës

Kur një vizitor i ri vjenë në webfaqen tuaj, është një mundësi për të fituar një blerës të ri. Për këtë ju duhet të keni butona për Thirrje-për-Veprim. TPV ju ndihmon që ta orjentoni vizitorët e webfaqes tuaj, dhe ti mbani të angazhuar në webfaqe. Ju duhet ti orientoni që nga vizita e thjeshtë deri tek blerja e produktit apo shërbimit tuaj. Ju gjithashtu mund të përfshini thirrjen për veprim në tekstin e blogut. Këtë e bëni duke vendosur link në një pjesë të tekstit. Ky link mund të dërgoj në bloge tjera apo direkt në produktet tuaja.

Bloge

Shpërndarje në Rrjetet Sociale

Përmbajtjet në një blog mund të jenë të përkryera për të shpërndarë edhe në rrjete sociale. Nëse ju krijoni përmbajtje me vlerë, origjinale, dhe interesante për audiencën tuajt të synuar ju me siguri do të merrni shpërndarje në rrjete sociale. Kjo ju ndihmon që të merrni më shumë vizitorë pa shpenzuar aspak. Për këtë ju duhet ti vendosni butonat që mundësojnë shpërndarjen e përmbajtjes në rrjete sociale.

Bisedoni me konsumatorët tuaj

Pjesa e komenteve në blog është hapësirë ku mund të keni komunikim të mirëfilltë me audiencën tuaj. Ju mund ti inkurajoni lexuesit që të komentojnë në blog duke i bërë pyetje direkte në fund të postimit. Pasi që ata të lënë një koment ju mund të përgjigjeni dhe të filloni një bisedë.

Merrni rezultate afatgjate

Pasi që të keni postuar bloge ju do të merrni vizitorë, dhe shpërndarje në rrjete sociale. Këto faqe të blogut janë tani të radhitura në motorin e kërkimit dhe do të vazhdojë të sjell trafik për sa kohë që të jetë në webfaqen tuaj.

Konkluzion

Bloget do të ju ndihmojnë juve që të rrisni radhitjen në makinën e kërkimit, krijoni autoritet, rrisni numrin e vizitorëve në webfaqe, dhe të bashkëbisedoni me me konsumatorët tuaj pa shpenzuar shumë para. Nëse ju nuk keni kohë për të shkruar blog, ne mund të ju ndihmojmë. Vizitoni webfaqen tonë dhe zgjedhni ofertën që ju përshtatet juve më mirë.

Leave a comment