Reklmat në Facebook ju ofrojnë shumë opsione për të ju ndihmuar juve që të gjeni njerëzit e duhur. Ju mund të gjeni ata që me siguri kanë nevojë për produktin tuaj. Facebook ka mbi 1.49 bilion përdorues aktiv në ditë, nga konsumatorët deri tek zotëruesit e bizneseve. Në këtë mënyre marketeret mund të arrijnë çfard audience që ata synojnë me vendosjen e reklamave në Facebook.

Janë disa gjëra që e bëjnë një reklamë në Facebook efektive. Si argetimi i duhur, kopja e mirë, dhe pjesa vizuale. Por një gjë tjetër e rëndësishme që shumë reklamues nuk i japin shumë vëmendje është për vendosjen e reklamave.

Vendosja e reklamës tuaj në vendet e duhura mund të ndryshoj normën e klikimeve për rreth 400% apo më shumë. Prandaj ne kemi përmbledhur një mbishikim të vendosjeve të reklamës.

Gjithashtu lexoni: Këshilla për reklamim në Facebook

Vendosjen e reklamave

Vendosja e reklamës në Facebook

Para se ju të filloni të zgjedhni opsione të tjera ju do të shihni një opsion tjetër. Kjo për të zgjedhur ta vendosni reklamën në të gjitha pajisjet apo vetëm në Desktop, apo telefon. Përveç nëse i zgjedhni të dy opsionet jo të gjitha vendosjet e reklamave do të jenë të mundshme për ju.

Nëse dëshironi që reklama juaj të shpërndahet vetëm në Desktop, ju do të limitoheni vetëm në Newsfeed dhe në pjesën e djathtë. Pjesa e djathtë i referohet të gjitha reklamave të vogla që ju i shihni në pjesën e djathtë të Facebook.

Në anën tjetër nëse dëshironi të synoni përdorues ju do të keni opsione të shpërndani në Newsfeed, si dhe në “Instant article”. Disa opsione tjera si in-stream videos apo videot sugjeruara janë të mundshme për disa objektiva të reklamës tuaj.

Vendosjen e reklamave

Vendosja e reklamës në Instagram

Facebook ka blerë Instagram-in në vitin 2012, shumë përdorues të Facebook gjithashtu kanë profil në Instagram. Kjo ju mundëson atyre që të zgjerojnë arritjen e tyre edhe në Instagram. Opsioni për të targetuar njerëz në Instagram ëshë i disponueshëm vetëm kur targetoni përdorues në telefon. Pastaj ju duhet të zgjedhni që të shpërndani reklamën në postime apo storje.

Vendosjen e reklamave

Facebook audience network

Facebook audiece network ju jep një mundësi që ta zgjeroni arritjen tuaj jashtë rrjeteve sociale në aplikacione dhe uebfaqe. Nëse keni një kampanjë me objektiva në lidhje me video, ju do të keni opsione për të shpërndarë in-stream videos dhe rewarded videos.

Ju mund të mendoni se kjo metodë nuk funksionon pasi që reklama juaj del në aplikacione të ndryshme dhe ndërpren punën e përdoruesve. Mirpo ju mund të largoni nga lista aplikacione të fushave të ndryshme që ju mendoni se nuk përshtaten dhe të leni vetëm ato që janë të ngjashme me produktin tuaj. Në këtë mënyre e zvogloni numrin e klikimeve të humbura.

Vendosjen e reklamave

Cilën vendosje duhet ta përdorni ju

Varësisht nga lloji kampanja juaj, vendosje të ndryshme funksionjnë më mirë për ju.

Kur qëllimi juaj është që të merrni më shumë shikime në video, ju duhet të përdorni News feed në Facebook dhe Videot e sugjeruara në Insagram.

Në rast se ju keni qëllim të merrni më shumë vizita në webfaqe, ju duhet ta heqni opsionin Audience network.

Nëse qëllimi ëshë Conversion dhe keni një buton për hirrje-për-veprim, si Blej tani, ju duhet të përdorni Automatic placement.

Konkluzion

Nëse ende nuk jeni të sigurtë si duhet të krijoni reklamë në Facebook në mënyre profesionale, ne jemi këtu për ju. Ne krijomë përmbajtje me kualitet të lartë për të gjitha rrjetet sociale dhe menaxhojmë reklamat online në mënyre profesionale. Vizitoni webfaqen tonë dhe shikoni ofertat tona për Marketing në Rrjete Sociale.

Leave a comment