Marketingu digjital jo vetëm që është një ndihmë për reklamuesit por edhe për konsumatorët. Falë internetit dhe zhvillimit të teknologjisë gjetja e blerësve të interesuar për produktet apo shërbimet tuaja nuk ka qenë asnjëherë më e lehtë. Për shkak të këtij zhvillimi të shpejt shumë biznese po kalojnë nga marketingu tradicional (në TV, gazeta, apo radio) tek marketingu online.

Marketingu digjital


Nëpërmjet progresit në këtë llojë të marketingut bizneset do të kenë shumë benefite. Kjo pasi që marketingu luan një rolë vital pa marrë parasysh në çfarë fushe të biznesit jeni. Në vijim kemi përmbledhur disa nga benefitet e marketingut online:

Marketingu Digjital – Kurse Kohë dhe Para

Marketingu tradicional siç e dini merr shumë para dhe mund. Reklamimi nëpërmjet banerave, apo reklamimeve në TV ka shumë shpenzime dhe jo rezultate shumë të mira. Për dallim nga marketingu digjital ku mund ti shikoni të gjitha rezultatet dhe të menaxhoni reklamat tuaja nga kompjuteri juaj.

Marketingu digjital tablet

Krijo Strategji me të dhëna dhe analiza të vlefshme

Me marketing online, ju mund të shikoni numrin e saktë të vizitorëve që keni marrë në webfaqen tuaj me anë të kampanjave të ndryshme. Me anë të Google Analytics ju mund të gjurmoni statistikat dhe informatat për webfaqen tuaj. Ju do të gjeni informata si:

  • Lokacioni i vizitorëve
  • Gjinia, mosha dhe interesate etyre
  • Sa kohë kanë qendruar në ëebfaqeb
  • Burimi i vizitorëve, dhe shumë të tjera.
Marketingu digjital analizo te dhenat

Përfitime më të mëdha në Marketing digjital

Është fakt që me anë të teknkave efektive të marketingut digjital niveli i konvertimeve është shumë më i madhë. Në këtë mënyre sjell shumë konsumatorë të ri dhe më shumë shitje për biznesin tuaj. Prandaj ju duhet të përdorni teknikat dhe strategjitë që i përshtaten më së miri biznesit tuaj dhe të gjeni konsumatorët potencial. Kliko këtu për të parë shërbimet tona për menaxhimin e marketingut online.

Krijo Reputacionin e Brendit tuaj

Duke krijuar përmbaitje profesionale dhe me informata të vlefshme për konsumatorët potencial tuaj, ju do të fitoni besimin e tyre dhe do të rrisni ndërgjejësimin për brendin tuaj. Në këtë mënyre konsumatorët do ta kenë më të lehtë për të blerë nga ju, dhe do të sugjerojnë produktin apo shërbimin tuaj edhe tek të afërmit e tyre.

Shiko se çfarë bëjnë konkurrentët tuaj

Me anë të platformave të ndryshme online ju mund të kontrolloni se çfarë strategjive përdorin konkurrentët tuaj. Kjo do të ju ndihmoj të shihni mundësi të reja dhe ti kaloni ato me anë të ofertave apo strategjive më të mira. Në këtë mënyre ju do të keni më avantazhe përkundër konkurentëve tuaj.

Zgjeroni arritshmëritë tuaja

Marketingu digjital është online dhe i qasshëm në gjithë botën. Për dallim prej marketingut tradicional që ju limiton në një zonë të caktuar. Me anë të profesionisteve për marketing digjital ju mund të arrini konsumatorët tuaj në gjithë botën.

Konkluzion

Nëse nuk jeni duke e shfrytëzuar fuqinë e marketingut digjital për ju jeni duke humbur shumë mundësi për biznesin tuaj. Nëse keni nevojë për shërbime në menaxhimin e marketungut digjital, vizitoni webfaqen tonë dhe shikoni ofertat tona për shërbime kualitative në menaxhimin e platormave të ndryshme online.

Leave a comment