Në këtë Vit Instagrami ka pasur progres në fushën e tregtisë online. Si një nga platformat me rritjen më të shpejtë Instagram ka evoluar nga një aplikacion i thjeshtë i shpërndarjes së fotove tek një vegël e fuqishme për marketing. Bizneset e madhësive të ndryshme janë duke e përdorur Instagramin si një vegël marketingu për të arritur audiencën që ata synojnë. Në këtë artikull, ne kemi listuar disa mënyra se si mund të filloni të fitoni para ne Instagram.

Sipas disa statistikave të Instagramit, 60% e përdoruesve e përdorin këtë platform për të gjetur produkte të reja. Gjithashtu, 80% e përdoruesve e ndjekin të paktën një brend. Sikur Facebook dhe Google, Instagram është një platform që konsumatorët potencialë e përdorin çdo ditë. Këtu do ti përmendim disa mënyra për të filluar të fitoni para ne Instagram.

Janë tri mënyra të famshme për të bërë para ne Instagram.

  • Postimi I përmbajtjeve të sponzorizuara nga një brend: Influencer marketing
  • Marketing I antarësuar: Shitja e produkteve të dikujt tjetër
  • Shitja e produkteve tuaja
para ne Instagram

Marketingu I Anëtarësuar (Affiliate Marketing)

Sipas disa statistikave, Marketingu me influencë është ende në rritje. 92% e përdoruesve besojnë rekomandimet e njerëzve që ata ndjekin. 76% e njerëzve thonë se ata besojnë më shumë përmbajtjet e shpërndara nga njerëzit që ata ndjekin sesa nga brendet.

Ju mund të filloni të bëni para ne Instagram duke rritur ndjekësit dhe angazhimin që merrni. Nëse ju zotëroni një Instagram me numër të madhë të ndjekësve, brendet do të ju paguajnë juve për të shpërndarë produktet e tyre. Kjo strategji është për ju nëse keni njerëz që ju ndjekin dhe ju besojnë.

para ne instagram

Shisni produktet tuaja

Në vend të përdorimit të brendit tuaj personal për të shitur produktet e kompanive të tjera, ju mund të filloni të shisni produktet tuaja. Ky produkt mund te jetë, libër, këpucë apo veshje të ndryshme, ose mund të jetë koha dhe këshillat tuaja si një konsulent, dhe të bëni para ne Instagram. Nëse tanimë keni një biznes dhe jeni duke shitur një produkt apo shërbim ju duhet ta përdorni Instagramin për të rritur shitjet tuaja.

Gjithashtu ju mund të përdorni marketingun me influencë për të rritur ndjekësit dhe shitjet tuaja.

Ofroni shërbime për marketing në Rrjete Sociale

Çdo ditë e më shumë brendet janë duke e përdorur Instagramin çdo ditë, kështu që konkurrenca është duke u rritur. Prandaj brendet kanë nevojë për ndihmë profesionale nëse dëshirojnë të dallohen nga brendet tjera. Shërbimet për marketing në rrjete sociale kërkohen nga shumë brende, dhe nëse ju e mësoni këtë aftësi ju mund ti ndihmoni shumë biznese të rrisin shitjet e tyre, dhe të paguheni për këtë.

Konkluzion

Duke rritur ndjekësit ne Instagram, ju do të keni shumë mundësi për të bërë para. Me shumë ndjekës dhe angazhim në Instagram ju mund ti ndihmoni bizneset tjera të rrisin shitjet.

A keni nevojë për ndihmë në rritjen e ndjekësve në Instagramin tuaj? Ne jemi këtu për ju. Klikoni këtu për të parë ofertat tona për marketing në rrjete sociale.

Leave a comment