A e dini se 63% e bizneseve nuk e kanë një strategjitë caktuar të përmbajtjeve që shpërndajnë? Bizneset që kanë një strategji të caktuar të përmbajtjeve kanë shumë më shumë sukses se sa ata që nuk kanë një strategji të caktuar. Strategjia e përmbatjeve i referohet menaxhimit të çfarëdo permbajtje që ju krijoni si: shkrim, foto, video, etj Kjo strategji është një pjesë e planit tuaj të marketingut, që i tregon audiencës kush jeni ju dhe çfarë ofroni.

Hapi i parë për të filluar të delni para konkurrentëve tuaj, dhe për të angazhuar ndjekësit tuaj është që të keni një strategji të mirë për permbajtje. Për të ju ndihmuar në krijimin e kësaj strategjie ne kemi përmbledhur disa këshilla për ju.

Gjithashtu lexoni: Si ndihmon marketingu digjital biznesin tuaj

Strategji permbajtje

Caktoni qëllimet tuaja

Kur jeni duke planifikuar strategjinë e përmbatjeve, së pari, ju duhet të dini pse jeni duke krijuar dhe shpërndarë përmbajtje. Dëshironi të gjeni më shumë konsumatorë potencial? Të bashkëveproni me konsumatorët e tanishëm? apo Të rrisni besimin në markën tuaj? Bëni një deklarim të shkurtë të asaj që dëshironi ta arrini me strategjinë tuaj. Kjo do të jua bëjë më të lehtë të fokusoheni në atë që është e rëndësishme.
Në deklarimin e misionit të marketingut me përmbajtje caktoni audiencën që synoni, përmbajtjet që do të përdorni për ti arritur etj.

Strategji permbajtje

Caktoni treguesit e performancës

Ju duhet ti bëni qëllimet tuaja specifike dhe të matshme. Kështu që ju duhet ti caktoni faktorët që tregojnë performancën e planit të marketingut me përmbajtje. Këta faktorë do të përfshijnë çfarë ju planifikoni të arrini sa i përket të ardhurave, shitjeve, SEO, dhe aspekteve tjera të marketingut online.

Kush është audienca që ju synoni

Për të qenë të suksesshëm me marketingun tuaj me përmbajtje ju duhet ta keni të qartë se kush është audienca juaj. Në këtë mënyre ju e dini se çfarë përmbajtje funksionojnë më mirë për ndjekësit tuaj. Si biznes ju mund të keni ndjekës me tipare të ndryshme, kështu që ju duhet të krijoni përmbajtje të ndryshme që i përshtatet ndjekësve të ndryshëm.

Strategji permbajtje

Bëhu unik

Ju me siguri keni konkurrentë të cilët shesin produkte apo shërbime të ngjashme me juve. Për këtë ndjekësit tuaj duhet ta dijnë se çka ju dallon juve nga të tjerët dhe pse duhet të ju zgjedhin juve. Marketingu me përmbajtje do të ju ndihmoj në këtë aspekt pasi që ju shpërndani informata të vlefshme për audiencën tuaj. Kështu ndjekësit tuaj së pari ju dëgjojnë e pastaj blejnë nga ju.

Ku do ti shpërndani përmbajtjet tuaja

Sot ju keni shumë platforma ku mund të zgjedhni për ti shpërndarë përmbajtjet tuaja. Ju mund të vendosni të shpërndani në uebfaqe ose blog apo në kanalet tuaja në rrjete sociale. Gjithashtu ju duhet të zgjedhni çfarë përmbajtje dëshironi të shpërndani kryesisht video, foto, gif, infogrpahic, etj.

Konkluzion

A jeni të kënaqur me strategjinë tuaj të marketingut me përmbajtje? Ne mund të ju ndihmojmë që ta përmirësoni marketingut tuaj me përmbajtje dhe të merrni rezultate që dëshironi. Ne ofrojmë shërbime profesionale në menaxhimin e uebfaqeve dhe rrjeteve sociale. Kliko këtu që të shihni ofertat tona për shërbime për marketing digjital.

Leave a comment