LinkedIn është një dekad i vjetër dhe ka më shumë se 690 milionë përdorues, që nga atëherë shumica e profesionistëve kanë parë se si duhet zhvilluar profili dhe krijimi i lidhjeve. Numri i menaxherëve të burimeve njerëzre që kërkojnë për kandidatë për pozita të ndryshme pune, rritet vazhdimisht, prandaj ja vlen krijimi dhe përmirësimi i profilit tuaj.

LinkedIn është platforma profesionale kryesore, me shumë përdorues rreth gjithë botës. 87% e menaxherëve të HR përdorin LinkedIn për të kërkuar për kandidatë profesional. Nëse jeni studentë apo profesionist me përvoje pune kjo është platforma e duhur për ju, për tu lidhur dhe gjetur mundësi punësimi. Kliko këtu për të mësuar si LinkedIn mund të ndihmoj biznesin tuaj.

Në vijim janë disa këshilla për të gjetur punën e duhur në Linkedin.

Lexoni: Si mund të ndihmoj LinkedIn Biznesin tuaj

LinkedIn

Shkruani një përshrim të detajizuar të karrierës

Përshkrimi i karrierës tuaj duhet të jetë në mes 100 apo 300 fjalëve. Provoni të tregoni një storje tërheqëse rreth juve që përfshin arritjet tuaja. Ju duhet të përdorni fjalë kyçe që do ti genit në një përshkrim pune.

LinkedIn

Përditësoni profilin tuaj

Përdoruesit e LinkedIn që kanë një foto profili kanë 14 herë më shumë shanse për të marrë vizita në profilin e tyre. Ngjashëm ata që kanë postuar aftësit e tyre kanë 13 herë më shumë mundësi për të marrë klikime në profil. Ka shumë aftësi ndër të cilat mund të zgjedhni në LinkedIn për ti vendosur në profilin tuaj. Plotësoni të gjitha informatat që nevojiten në LinkedIn, në mënyre që çdokush që vizitoni profilin tuaj ka të gjitha informatat e nevojshme.

Përfshini të gjitha Aftësitë dhe objektivat tuaja

Kur ju përdorni një LinkedIn për të gjetur punë, ju nuk duhet të leni anash asgjë rreth aftësive dhe objektivave tuaja. Në titullë shënoni objektivat kryesore tuajat, dhe shtoni të gjitha aftësitë tuaja.

LinkedIn

Lidhuni me të tjerët

Lidhjet në LinkedIn janë esenciale. Duke u lidhur me më shumë njerëz ju mund të gjeni persona që punojnë në kompaninë që ju ëndërroni të punoni. Ju mund të pyesni dikë nga lidhjet tuaja që të ju referoj juve për një pozitë në atë kompani. Ju duhet ti ftoni 4-5 njerëz në ditë, për tu lidhur. Në LinkedIn ju dukeni më influencial dhe më të fuqishëm nëse ju keni mbi 500 lidhje.

Rishikoni kompanitë për të cilat jeni të interesuar

Në LinkedIn është e lehtë të gjeni dhe të ndjekni kompani të ndryshme. Krijoni një listë me emrat e kompanive për të cilat do të punonit dhe ndiqni ato në LinkedIn. Kjo do të ju ndihmo që ju të jeni të përditësuar me informatat e kësaj kompanie dhe të njoftoheni kur ata kërkojnë punëtorë.

Konkluzion

A jeni duke pasur probleme në menaxhimin e LinkedIn? Ne jemi këtu për të ju ndihmuar në menaxhimin profesionale të kësaj platformë. Vizitoni webfaqen tonë dhe zgjedhi një plan për menaxhimin e rrjeteve sociale.

Leave a comment