Story ne Instagram janë një mënyre shumë e mirë për të shpërndarë foto të momentit apo prapaskena të kompanisë tuaj. Nëse ju nuk jeni duke i përdorur storyt ne Instagram jeni duke humbur një mundësi shumë të madhe. Storyt ne Instagram janë argëtuese, kreative. Është një nga mënyrat më të mira për të rritur angazhimin në postime, ndërgjegjësimin për brend. Si dhe për të ritur shitjet tuaja.

Pra, pse duhet të përdorni Storyt në Intagram? Përgjigia e shkurtë – Statistikat! Gjysma e përdoruesve mujor të Instagramit përdorin Story ne Instagram. Që do të thotë janë 500 milion përodures që në përgjithësi postojnë 1 bilion storje çdo ditë. Rreth 62% e njerëzve thonë se janë interesuar për një biznes pasi i kanë parë storiet e tyre në Instagram.

Shumë brende tanimë i përdorin storjet në Instagram me strategji të caktuar të tyre. Mbi 4 milion brende kanë reklamuar në storje në Instagram, nga Janari 2020. Nëse dëshironi të filloni në përdorimin e storjeve në Instagram në mënyren e duhur, ja disa këshilla.

Gjithashtu lexoni: Këshilla për të rritur angazhimin në Instagram

Storyt ne Instagram

Si të rrisni angazhimin në Storje në Instagram

Në Instagram story ka shumë karakteristika që janë lehtë të kuptohen dhe përdoren. Këto karakteristika ju ndihmojnë që të nxitni ndjekësit tuaj të angazhohen në storjet tuaja. Nëse nuk ju kujtohet një ide kreative për storje ju mund ta përdorni mundësine Create. Kjo ju jep idea kreative të rastit.

Për të rritur angazhimin e ndjekësve përdorni këto karakteristika: Poll Sticker, Emoji slider, Question sticker, Kuiz sticker, dhe hyni Live gjithashtu.

Storyt ne Instagram

Si të rrisni shitjet tuaja

Storyt në Instagram ju ofrojn shumë karakteristika që janë perfekte për të marrë vëmendjen e shikuesve dhe për ti konvertuar në konsumatorë tuaj. Nëse ende nuk i keni arritur mbi 10k ndjekës nuk mund ta përdorni modin Swipe up por ka mundësi tjera që mund ti përdorni për ti rritur shitjet tuaja.

Disa nga këto janë:

Numëruesi mbrapsht: Ky është një tipar i përkryer për të krijuar emocion për produktet që do të lansohen nga ju apo evente tjera. Ju mund ta bëni këtë sticker më efektiv duke i nxitur ndjekësit që të klikojnë për të vendosur rikujtues kur numërimi mbaron.

Storyt ne Instagram

Swipe Up: Siq e përmenda më lart ju mund ta përdorni këtë mundësi vetëm nëse keni mbi 10 mijë ndjekës. Kjo karakteristikë i mundëson përdoruesve që me një tërheqje lart të shkojnë në uebfaqen tuaj. Por ju duhet ti inkurajoni që të tërheqin lartë, qoftë ndërmjet GIF apo duke shpjeguar arsyen pse duhet të tërheqin lartë.

Reklamimi me Storje: Reklamimi në Instagram nëpërmjet storjeve është mënyrë e përkryer për të paraqitur brendin tuaj tek një audiencë. Sipas Instagram, 75% e përdoruesve në Instagram veprojnë në një reklamim, si vizitimi i uebfaqes, kur shohin një reklam të mirë.

Konkluzion

A keni nevojë për ndihmë në menaxhimin e Instagram? Ne mund të ju ndihmojm në menaxhimin më profesionale të Instagram apo platformave të tjera sociale. Vizitoni uebfaqen dhe zgjedhni planin që i përshtatet nevojave tuaja.

Leave a comment